“U skandalizuam nga sulmi” – Reagimi i Ambasadës së SHBA-së

Autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin

Edhe ambasada amerikane reagoi për sulmin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Një zëdhënës i ambasadës u shpreh kështu për sulmin:

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.”

Kjo ishte deklarata nga një zëdhënës i ambasadës amerikane, pa përmendur me emër zotin Berisha.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share