U shkel tre herë nga vetura e saj, gruaja nga Zvicra dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një grua në Zvicër pësoi lëndime të rënda pasi doli nga vetura e saj me motorin ende të ndezur kur vetura e shkeli atë tre herë.

45-vjeçarja kishte dalë nga vetura e saj në një zonë banimi në Zvicrën verilindore, me gjasë për të nxjerrë diçka nga bagazhi, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.

Por më pas vetura, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të rrotullohej mbrapa.

Gruaja kishte tentuar më kot ta ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe të shkelej për herë të parë.

Më pas, vetura ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke e shkelur gruan për herë të dytë, tha policia.

Por vetura më pas u përplas për trotuari, duke e kthyer atë edhe një herë në drejtim të gruas dhe duke e shkelur për herë të tretë, përpara se përfundimisht ta godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share