PETROVSKA: KANË MARRË AFTËSI TË VLEFSHME PËR OFICERË TË NATO-S
Në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”, sot u promovua klasa e re e nëntogerëve që përfunduan arsimit ushtarak. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj gjatë kësaj ceremonie tha se, gjatë edukimit katërvjeçar të organizuar sipas parimeve të arsimit ushtarak të NATO-s, nëntogerët kanë marrë njohuri dhe aftësi të vlefshëm për oficerët e Aleancës dhe se ata janë patriotët e vërtetë që kanë vendosur karrierën e tyre të punës t’ia përkushtojnë mbrojtjes së qytetarëve dhe atdheut.
“Ju jeni patriotët e vërtetë, ju që keni vendosur që karrierën e juaj profesionale t’ia kushtoni mbrojtjes së qytetarëve dhe shumë më shumë se kaq, në mënyrë aktive të përfshiheni në sistemin e mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së NATO-s si oficerë të vendeve anëtare dhe vendeve partnere të Aleancës. Sikurse në periudhën e mësimit, ashtu edhe në armatë do të udhëhiqeni nga profesionistë me përvojë dhe njohuri shumë të madhe, të cilët janë të gatshëm ta ndajnë atë me ju” – tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
Ajo shtoi se, Ministria e Mbrojtjes vazhdon të mbështesë akademinë ushtarake, ndërsa kjo sipas saj, dëshmohet edhe përmes rritjes së të ardhurave për 100 përqind për kadetët, duke filluar nga ky muaj. Sot si nëntogerë u promovuan 32 kadetë, prej të cilëve 27 për nevojat e Armatës së Maqedonisë, 3 për Malin e Zi dhe dy për Bosnjë e Hercegovinën. /KlanMacedonia/