U përpoq të bënte një “selfie” me bishën, luani sulmon keq një burrë në Pakistan!

Ky është momenti i tmerrshëm kur një luan sulmon egërsisht një burrë.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi jashtë kafazit të bishës në Lahore të Pakistanit, teksa burri tentoi të bënte një “selfie” me kafshën e egër, shkruajnë mediat e huaja.

Në pamjet, burri mund të shihet duke lëshuar klithma teksa sulmohet nga luani.

Dy burra të tjerë përpiqen “t’i heqin nofullën e luanit nga burri”, ndërsa ai përdor kthetrat e tij.

Bisha më në fund e lëshon atë pasi tre burra arritën të luftonin kundër tij.

Më pas ai vërtitet nëpër dhomë duke lëpirë buzët ndërsa i plagosuri çohet në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportimeve, burri më pas u dërgua me urgjencë në spital, por shkalla e lëndimeve të tij mbetet e panjohur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share