Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në ishullin e Kretës në Greqi.
Viktima është Kristian Nako, 23 vjeç. Ai udhëtonte me motor kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion, në zonën e Mastabas në Rethymno.
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, përplasja ishte aq e fortë sa banorë të zonës fillimisht menduan se bëhej fjalë për shpërthim. I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa identifikimi i tij u bë i mundur vetëm disa orë më vonë.
Autoritetet greke arrestuan shoferin e kamionit, një 39-vjeçar grek, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./tvklan.al