I përfshirë në situata dashurie brenda emisionit “Përputhen”, kandidati Vedat Sulemanov nga Shkupi, shpesh herë ka qenë pjesë e mediave rozë me aktualitetin e krijuar në spektakël por edhe informacioneve nga jeta personale.
Së fundmi Vedati në Insta Story ka publikuar një mesazh nga një ndjekës i tij, i cili posedonte fotografinë e Vedatit në shoqëri të një vajze në një diskotekë.
Këtë fotografi shoqëruar me mesazhin e ndjekësit, vetë Vedati e ka publikuar në InstaStory, me ç’rast është larguar dhe nga programi Përputhen.
Largimi i tij erdhi si pasojë e ndalesave që kanë konkurentët e Përputhen që të kenë takime apo dalje me persona të tjerë jashtë spektaklit.
Sipas aludimeve në media, thuhet që vajza që shihet në shoqërinë e Vedatit është Alba Pollozhani, teksa disa nga ndjekësit e kanë aluduar në Serena Sulën. /TvKlan.mk