U përfol për një lidhje me një personazh nga Shqipëria, Eglein Laknori ngacmon Kanitën!

“Zemër Luana” është spektakli që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Edhe këtë të diel, ka ardhur me larmishmëri të ftuarish e mjaft argëtim. “Zemër Luana” në autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka vulosur edhe një herë suksesin.

Një ndër të ftuarat e kësaj nate ka qenë këngëtarja me origjinë nga Maqedonia, Kanita.

Kanita është përfolur për një marrëdhënie me një djalë të njohur në fushën politike në Shqipëri. Kështu që sigurisht që nuk mund t’i shpëtonte as ngacmimeve të aktorit Eglein Laknori, i cili ka qenë në rolin e profesor Mustafait.

Egi ndërkohë që është afruar tek Kanita, i ka bërë një pyetje: Sa shkronja ngelen nëse heqim bashkëtingëlloret në alfabetin shqip?

E teksa është përgjigjur, pyetje e radhës ka qenë: “Nuse në Shqipëri ti hë?”, ndonëse reagimi i Kanitës ka qenë mjaft i prerë, duke e mohuar e duke folur qartasi se nuk e shihte kategorikisht si gjë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share