Zv/ministri i Arsimit, Agim Nuhiu në rrjetin social facebook ka njoftuar se ka takuar vajzën nga Koçani e cila pengohej të ndjekte mësimim në shkollë për shkak shamisë, informon Klan M.
“Prindët thanë se Alejnës ju ndalua të vazhdoj mësimin në shkollë për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit!
Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë! Alejna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!
Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë” – ka shkruar Agim Nuhiu. /KlanMacedonia/