U nis për të protestuar në Shkup, përplaset për vdekje pensionisti 77-vjeçar në autostradën Veles-Shkup

Një pensionist nga Negotino, i cili i është drejtuar protestës së sotme në Shkup për rritjen e pensioneve është përplasur për vdekje nga një shofer nga Rumania, përcjellë Klan M.

Aksidenti sipas informacioneve të MPB-së, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Veles-Shkup, në afërsi të pikës pagesore.

Automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me marka kombëtare rumune, i drejtuar nga shtetasi D.S.C.(41) nga Rumania, ka goditur këmbësorin D.S.(77) nga Negotino”, thuhet në MPB.

Nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Protesta e pensionistëve për rritjen e pensioneve u nderua me një minutë heshtje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share