U nis dje nga Prishtina duke vrapuar, atleti Erzen Zyberaj gati të arrijë në Tiranë (VIDEO)

Ka arritur në 60 kilometrat e fundit Erzen Zyberaj atleti kosovar i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë duke vrapuar.

Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.

Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.

“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share