“U ndje një lloj tensioni”, gazetarja e Klan News tregon se çfarë ndodhi në konferencën Rama-Vuçiq

Është zhvilluar në Beograd konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, gjatë deklaratave të dy liderëve është ndjerë një lloj tensioni, sidomos kur erdhi puna për të folur për situatën në veri të Kosovës.

“Është vërejtur dallimi në fakt në këtë konferencë të fundit me Presidentin Aleksandër Vuçiç pasi u ndje një lloj tensioni teksa folën për situatën në veri të Kosovës”, raportoi Omeri.

Presidenti Vuçiç deklaroi se nuk ishte njohur me draft-propozimin e Ramës për asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Po ashtu ai nuk i konsideroi si kumbarë të këtij draft-statuti, Macron dhe Scholz. Kjo deklaratë duket se ka sjellë po ashtu një lloj tensionimi.

“Deklarata e Vuçiç solli një lloj tensionimi, i cili u vërejt të paktën gjatë konferencës, por nga të dyja palët kishte një dakordësi për të mos pasur në fokus çështjen e veriut të Kosovës pavarësisht se nuk ia dolën shumë pasi edhe interesi i gazetarëve ishte tek zhvillimet mes Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh Omeri./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share