Funksionarët shqiptarë, sipas kreut të Lëvizjes Besa, bëjnë kompromise me të drejtat e shqiptarëve në këmbim të pasurimit personal. Këtë, sipas Kasamit ata funksionarë e quajnë “kompromis i arsyeshëm”.
“Gjithë kontributi, vikabulari i funksionarëve gjatë 20 viteve të BDI-së ka qenë për çështje kombëtare, për të drejtat e shqiptarëve, të drejtat e veteranëve të UÇK-së…, dhe në vazhdimësi, atë që e kanë parë shqiptarët ka qenë pasurimi i shpejtë dhe i paarsyeshëm i po këtyre funksionarëve”, tha mes tjerash Kasami në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia