Agjencia për Rini dhe Sport, përmes projektit “Java Evropiane e Sportit”, financuar nga Komisioni Evropian, i implementuar nga ARSMV që nga viti 2018, më datën 11 dhe 12 prill, organizoi konferencë me temën “Promovimi i sportit maqedonas në media”.
Në këtë konferencën dyditore, kjo temë u debatua nga një numër të madh gazetarësh sportivë nga pothuajse të gjitha mediat sportive, me prezantime ekspertësh nga sportistët dhe punëtorët tanë të njohur të sportit.
Drejtori I Agjencionit pë Rini dhe Sport në fjalën e tij para të pranishmëve pos tjerash tha: “Dëshiroj t’ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë, të cilën Agjencia për Rininë dhe Sportin e organizoi së bashku me projektin “Java Evropiane e Sportit” financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, që nga viti 2018.
Më vjen mirë që do të kemi mundësinë që në të njëjtën tryezë të diskutojmë atë që është e përbashkët për të gjithë, e kjo është se si të promovohet sporti i Maqedonisë në media. Këto dy ditë do të kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe pikëpamje, të gjejmë zgjidhje dhe të nxjerrim përfundime për temat që do të trajtojmë.
Faleminderit të gjithëve që morët kohë nga angazhimet e përditshme të punës dhe iu bashkuat kësaj “konference”.
Sporti është ajo që na bashkon, dashuria për sportin duhet të ushqehet në mënyrën e duhur, ashtu dhe sporti maqedonas ka shumë për të ofruar nëse gjejmë mënyrën e duhur për ta prezantuar dhe treguar atë”.
Me kumtesa në këtë Konferencë dy ditore u prezantuan panelistët Denis Shabani, Jana Serafimovs, Milorad Stojmenovski, Marija Kovaçeva, Vlladimir Bullatoviq dhe Vlatko Arsov. Fjalime të rastit patën dekanja e Fakultetit të Kulturës Fizike Lençe Aleksovska -Veliçkovska, ish sportiest të sukseshëm si Lulzim Vranezi, Gordana Naceva
Në mesin e mediumeve të pranishme në këtë konferencë ishin edhe gazetratë sportit te medieve shqiptare si Denis Shabani dhe Safet Ademi nga televizioni Maqedonisë, redaksia në gjuhën shqipe, Shaban Sinani nga Tv Klan Maqedoni dhe Mahir Thaçi i Tv Alsat
Konkluzat nga konferenca dy ditore iu dorëzuan drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovskit dhe përfaqësueses së BEACTIVE, Aleksandra Diçevska.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/