U lëshua në përdorim pika e përbashkët e kontrollit në Qafë Thanë

KOVAÇEVSKI –RAMA: QARKULLIM MË TË SHPEJTË TË QYTETARËVE NGA DY SHTETET

Në pikën kufitare në Qafë Thanë, nga sot është lëshuar në përdorim programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, apo i ashtuquajtur one stop shop

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha se, me këtë koncept mundësohet qarkullim më të shpejtë të qytetarëve nga dy shtetet, por edhe i shkëmbimit tregtar.

“Është rezultat i bashkëpunimit kjo që jemi këtu së bashku, ku shënojmë fillimin e punës së dy drejtorive doganore, sot jemi shembull se si duhet të sillen dy vende fqinjësore, me këtë lehtësohet puna e 11 mijë kompanive që merren me eksport. Ne nuk ndalemi këtu, po punohet edhe në korridorin 8, diçka që në pesë vitet e ardhshne do të bëhet realitet” – tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

Ndërkohë, kryeministri Rama tha se ky program kufitar ka “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe ka lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

“Është një moment i rëndësishëm sepse, ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimevr tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi, pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”. Ky është një hap, drejt qëllimit për unifikimin e pikave tona doganore. Por ne nuk kemi pse presim Bashkimin Evropian për ta hedhur këtë hap. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë evropiane, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian– tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Paraprakisht, u nënshkrua protokoll për vendosjen e këtij koncepti kufitar, me qëllim zbazimib e formaliteteve më efikase dhe më të lehtësuata, përkatësisht shërbime më cilësore dhe qarkullim më të sjpejtë të mallrave dhe qytetarëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share