Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 59 vjeçar nga Tetova, në makinën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 2 thasë me cigare, disa prej tyre pa banderola.
“Me datë 28.12.2022 në ora 17:30 në kryqëzimin e bulevardit “Iliria” dhe “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë kanë ndaluar personin I.A. (59) nga Tetova. Gjatë kontrollit në veturën e tij “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, janë gjetur dy thasë me cigare me dhe pa banderola për të cilat nuk dispononte dokumentacion. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë procedim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.