U hodhën nga dritarja e makinës, dy të vdekur në një aksident në Gjermani

Një aksident tragjik ka ndodhur qytetin Ilmenau të Gjermanisë ku humbën jetën dy të rinj.

Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 8:50 të mëngjesit, ku vetura u përplas me një pemë.

Ndërsa, siç njofton policia gjermane, pasagjerët u hodhën nga dritarja e automjetit, shkruan Bild, përcjell klankosova.tv,

Si pasagjeri 25-vjeçar edhe pasagjeri 19-vjeçar janë hedhur nga automjeti dhe kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit”, tha policia pasdite.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është në rrezik për jetën.

Rasti është ende nën hetime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share