Në sallën solemne të Qeverisë së RMV sot u hap manifestimi tradicional kulturor-shkencor organizuar “Ditët e Alfabetit”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shqiptarëve dhe mbështetur nga Artan Grubi, zv, kryeministër i parë dhe ministër për Sistem politik dhe Marëdhënie në mes të Bashkësive.
Të pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja, akademiku Abdylmenaf Bexheti si dhe nënkryetari i Akademisë së
Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë , Vasil Tole.
Në hapje të manifestimit Artan Grubi porosity, pasi foli për rëndësinë e mbajtjes së një ngjarje të tillë në ambientet qeveritare tha le të reflektojmë mbi atë qëndrim qëndrese dhe sakrifice të të
parëve tanë “për të ruajtur gjuhën tonë nga stuhitë që synonin zhdukjen e saj e të përcejllim te brezat e rinj rëndësinë e atij thesari veprues, guximi atdhetar, falë të cilit jemi në këmbët tona”.
Duke u ndërlidhur me këtë mesazh, ministri i Arsimit dhe Shkencës së RMV, Jeton Shaqiri foli për rëndësinë e muajit nëntor për të gjithë shqiptarët, e në veçanti për shkak të Ditëve të
Alfabetit ku shkollat në gjithë vendin gëzojnë këtë festë me programe, konsurse esesh dhe botime, për nder të gjuhës shqipe.
Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i ITSHKSH Skender Asani, duke falenderuar Qeverinë e RMV për mbështetjen e vazhdueshme dhe tri akademitë e shkencave, ndër të tjera tha
seshqiptarët duke qenë të ndarë në përkatësi të ndryshme fetare, dialektore e krahinore, në mungesë të një njësie politike që do t’i bashkonte, u bë pikërisht alfabeti dhe gjuha indi lidhor i
këtij kombi që po lindte.
Kryetari i Akademisë së Shqipërisë z.Mehmet Kraja, pasi shprehu dëshirën që një respekt i këtillë për ditën e alfabetit në RMV të mos rreshtë asnjëherë, vlerësoi Kongersin e Manastirit si
rikonfirmimi i identitetit evropian të shqiptarëve. “Kongresi i Manastirit është ngjarje e shënuar për krejt popujt e Ballkanit, edhe për Evropën e popujve të bashkuar, sepse aty janë vendosur
themelet e përcaktimit evropian të shqiptarëve”, u shpreh ai.
Ndërkaq akademiku Abdylmenaf Bexheti porositi që të përfocohen përpjekjet për ta mbrojtur gjuhën shqipe, të mbështeten inicitativa në nivel institucional por dhe tek brezat e rinj në mënyrë
që të avancohet zhvillimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe.
Akademiku Tole u shpeh se “afabeti i përbashkët dhe njësimi i gjuhës shqipe, përgjatë më shumë se një shekulli mbetet një prej atyre zhvillimeve në të cilën çështja kombëtare fitoi mbi aspektet ideologjike.”
Në përmbyllje të ditës së parë të manifestimit, bashkëpunëtorja hulumturese e ITSHKSH Dr.Hidajete Azizi prezantoi botimin “Ditët e Afabetit” – vëllim i materialeve të prezantuara në edicionin e tretë të ditëve të alfabetit vitin e kaluar me temën “Studimet albalogjike në gjuhën gjermane.
Në programin e sivjetmë, për çdo ditë, duke filluar nga ora 10:00 e paradites, do të ketë paraqitje të institucioneve më larta shkencore dhe akademike nga vendi dhe rajoni. Nesër do të trajtohet
portreti i akademik Edi Shukriut nga punonjësit shkencor të Institutit të Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës, në këndvështrimin arkeologjik, letrar dhe të shtetndërtimit