U gjetën 10 trupa dhe kutia e zezë në vendin e rrëzimit të aeroplanit të Prigozhin

Dhjetë trupa dhe kutia e zezë, si dhe dokumente të shumta të viktimave, të cilat do të jenë të rëndësishme në rrjedhën e mëtejshme të hetimeve, u gjetën në rajonin e Tverit ku u rrëzuar avioni që mbante liderin e grupit paraushtarak rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, përcjell KlanM.

“Gjatë veprimeve të para hetimore në vendin e aksidentit janë gjetur dhjetë trupa të pajetë. Testet gjenetike molekulare janë duke u zhvilluar për të përcaktuar identitetin e tyre”, njoftoi Komiteti Hetimor Rus në kanalin e tij Telegram, raporton Agjencia Shtetërore Ruse e Lajmeve.

“Të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur do të hetohen me kujdes”, thuhet në deklaratë.

Klan Macedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share