Pas ekstradimit nga Shqipëria, bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer, doli para gjykatës në Stamboll për t’u njohur me masën e sigurisë. I akuzuar për mashtrimin e rreth 400 mijë qytetarëve turq, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 40 mijë e 565 vite burg.
I riu para togave të zeza mohoi akuzat e mashtrimit, ndërsa në përfundim të seancës trupa gjykuese vendosi ta lërë në arrest me burg. Shuma që ai ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit mendohet të jetë rreth 2 miliardë dollarë.
Klan News