U detyruan t’i largojnë skelet jashtë stadiumit, “Ballistët” kërcënojnë me protesta udhëheqësinë e Komunës së Tetovës

Tifo-grupi i Shkëndijës “Ballistët” ka dalë me reagim pasi janë detyruar nga autoritetet shtetërore që t’i largojnë skelet që i kishin montuar jashtë stadiumit, si zgjidhje për ta përkrahur KF Shkëndijën, pas dënimit që mori nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Ballistët” thonë se janë detyruar  nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Inspektorati Komunal i Tetovës që t’i largojnë skeljet që i vendosën jashtë stadiumit. Ata madje udhëheqësinë e komunës e kërcënojnë me protesta.

“Pasi montuam skele jashta stadiumit për të mbështetur Shkëndijën, ministria e punëve të brendshme dhe inspektoriati komunal na detyroi ti largojmë në të kundërtën do të arrestoheshim, dhe për ndërrmarjen që i montoi skelet do të pasonte dënim i madh. Inspektoriati komunal si duket nuk ka punë tjera më të rëndësishme por merret me Ballistët, urdhëri paska ardhur në instanca edhe më të larta”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share