Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, prej sonte do të jetë Ministër i Drejtësisë në RMV, në vend të Nikolla Tupançevskit të LSDM-së.
Fatmir Mexhiti nga ASH, do ta drejtojë Ministrinë e Shëdetësisë ku do ta zrë vendin e Bekim Salit nga Alternativa i shkarkuar nga Kuvendi.
Azir Aliu nga ASH do ta zëvendësojë Admirim Alitin e Alternativës në krye të Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratës, përcjell klan Maqedoni, ndërsa në krye të Ministrisë së Ekologjisë u votua Kaja Shukova nga LSDM, në vend të Naser Nuredinit të BDI-së.
Në rend dite në Kuvend është debati për shkarkimin dhe votimin zëvendësministrave të Bujqësisë, Arsimit dhe Mbrojtjes. Debati do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme./KlanMacedonia