Twitter ‘ndryshon’ mendje dhe u bindet përdoruesve, por ka një kleçkë

Twitter është dorëzuar dhe më në fund do iu sjellë përdoruesve atë që kanë kërkuar së tepërmi: opsionin “Ndrysho”.

Nëse shihni një postim të ndryshuar, është sepse po testojmë opsionin. Kjo po ndodh dhe ju do jeni në rregull”, shkroi kompania.

Butoni i ri është në fazat e testimit dhe do të jetë i disponueshëm në vazhdim për abonentët e Tëitter Blue, që kushton 4.99 Dollarë në muaj. Postimet mund të ndryshohen disa herë në 30 minutat e para pas publikimit.

Postimet e redaktuara do të shfaqen me një ikonë, orë dhe link për në “Historinë e ndryshimeve” për të “mbrojtur vërtetësinë e bisedës dhe krijuar një regjistër të aksesueshëm publikisht për çfarë është thënë”, shton platforma sociale.

Twitter Blue është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re, por testet do të zhvillohen vetëm për një vend.

Gjithsesi, disa prej përdoruesve janë shprehur jo entuziastë ndaj kësaj risie, të cilën e kanë konsideruar të panevojshme për sa kohë ekziston butoni i fshirjes së postimit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share