TV Klan M raportoi në mënyrë të balancuar

E kur jemi te fushata Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka dal me raportin e monitorimit të mediave gjatë fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. 
 
Në raport është vlerësuar se TV Klan Maqedonia, në pasqyrimin e saj gazetaresk të aktiviteteve të fushatës zgjedhore të kandidatëve për president, ka ofruar përfaqësim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm, duke respektuar parimin e barazisë, që është obligim nga neni 75 paragrafi 1 dhe nga neni 75a paragrafi 1, Alinea A e Kodit zgjedhor.

Në raportin e detajuar të Agjencisë thuhet se redaksia e TV Klan ka respektuar edhe parimin e distancës objektive gazetareske në raport me aktivitetet e rregullta të bartsëve të funksioneve publike të pushtetit, të përcaktuar ligjërisht nga neni 75-b i Kodit Zgjedhor. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share