Turqia: Tregtia me Izraelin është ndalur deri në armëpushimin e përhershëm të Gazës

Ndërprerja e tregtisë së Turqisë me Izraelin do të vazhdojë derisa të sigurohet një armëpushim i përhershëm në Gaza, si dhe fluksi i papenguar i ndihmave humanitare në rajon.

Kështu tha të premten ministri turk i Tregtisë Omer Bolat, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Turqia ndaloi të enjten të gjitha eksportet dhe importet drejt dhe nga Izraeli, duke përmendur “tragjedinë humanitare të përkeqësuar” në territoret palestineze.

Qëndrimi pa kompromis i Izraelit dhe përkeqësimi i situatës në Gaza e shtynë Turqinë të ndalojë tregtinë, tha Bolat në një fjalim në Stamboll ndërsa njoftoi shifrat tregtare të prillit.

Të dy vendet kishin një vëllim tregtar prej 6.8 miliardë dollarësh (mbi 6 miliardë euro) në vitin 2023.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share