Turqia prezanton ‘superveturën’ elektrike (VIDEO)

Prodhuesi turk i veturave e ka prezantuar serinë e re të veturës elektrike T 10.

Lansimi i saj nga TOGG do të bëhet në vitin 2025.

Vetura u prezantua gjatë një panairi në Las Vegas.

Seria T10, ka 218 kuaj fuqi me version me dy motorë AëD.

T10F do të shfaqë gjithashtu teknologjinë e transferimit të energjisë (V2L) të mjeteve pajisje me energji, duke e lejuar atë të përdoret si një burim i jashtëm energjie.

Vetura turke gjithashtu do të ketë një veçori ndihmëse të “pilotit të trafikut të rëndë”.

Me këtë funksion, përdoruesit do të mund të heqin duart nga timoni dhe të ngasin nën kontrollin e T10F në trafik të rënduar me shpejtësi deri në 15 km/h.

Sipas shefit të kësaj kompanie, Mehmet Gurcan Karakas tha se makina e tyre e dytë elektrike T10F shënon “një moment historik të ri” për kompaninë, transmeton Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share