Turqia ndan rreth një milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Turqia ka ndarë rreth 1 milionë dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri I Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një njoftimi në Facebook, ku thotë se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke.

Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke.

Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

Falendëroj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjik më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share