Turqia me sukses testoi raketën ballistike, arrin shpejtësinë prej 4400 kilometra në orë

Turqia testoi për herë të dytë raketën balistike Tayfun të prodhuar në Turqi. Të hënën është shkrepur nga Riza në bregun e Detit të Zi. Edhe pse raketa është deklaruar si me rreze të shkurtër, gjatë testimit të vitit të kaluar ajo fluturoi 561 kilometra në 456 sekonda. Ajo udhëtoi me shpejtësi prej 4.400 kilometra në orë.

“Kemi kryer me sukses një test të ri të raketës Tayfun”, tha kreu i industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir.

Për shkak të rrezes së saj, raketa u lëshua në orën 6:44 të mëngjesit nga një vendndodhje pranë aeroportit Rize-Artvin. Tashmë gjatë provës së parë tetorin e kaluar, raketa e kaloi kufirin prej 500 kilometra për raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se rrezja mund të jetë edhe më e madhe, deri në 1000 kilometra. Raketa lëshohet nga një lëshues mobil.

https://twitter.com/isimsizlertr06_/status/1660979950717894657

Turqia e konsideron të rëndësishëm zhvillimin e raketave të veta balistike, sepse kjo i jep asaj epërsi. Vetëm një numër i vogël vendesh, si SHBA janë të afta të prodhojnë sisteme antiraketë.

Turqia ka zhvilluar një sërë armësh të reja vitet e fundit, nga automjetet e blinduara e deri te dronët. Raketa e vogël e Chakir u testua më 12 maj kur u lansua nga një dron Akinci nga një lartësi prej 7000 metrash.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share