Presidenti finalndez ka bërë të ditur se Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Presidenti i Finlandës Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mirëpirtur njoftimin e Turqisë për dhënien e dritës jeshile për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se 3 vendet kanë nënshkruar një memorandum që “adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportet e armëve dhe luftën kundër terrorizmit”./tvklan.al