Turqia është shpallur kampione në Kampionatin Evropian të volejbollit në konkurrencën e femrave.
Volejbollistet e Turqisë të dielën mbrëma, në finale triumfuan ndaj Serbisë, me rezultat 3:2 në sete.
Kjo fitore erdhi pasi gjithashtu u renditën në vendin e parë në botë për sa i përket këtij sporti.
Ky evropian është mbajtur në Belgjikë, Gjermani, Estoni dhe Itali.
Për kombëtaren e Turqisë, është titulli i parë i Evropës.