STAROVIQ: TURQIA MERR KOMANDËN E KFOR-it
Mediat serbe njoftojnë se agjencitë e intelegjencës posedojnë të dhëna se Kosova nga Turqia ka marrë donacione në formë të dronëve, sistemeve anti-blinduese, minahedhësve dhe lloje tjera të armatimit, që sic pretendon Serbia, paraqet shkelje të Rezolutës 1244, njofton KlanM.
Serbia I ka dërguar notë proteste amabadorit turk në Beograd dhe sic njoftojnë mediat e atjeshme po shfrytëzohen të gjitha kanalet e mundshme për të paralajmëruar Ankaranë se një veprim i këtillë shqetëson Serbinë.
Ankaraja, sic percjell KlanM, ka theksuar se nuk është fjala për donacione por për shitje, megjithatë sekretari shtetëror serb, Nemanja Staroviq, përjashton këtë mundësi duke potencuar se Kosova nuk ka para për blerje të këtilla.
“Fatkeqësisht, nuk bëhet fjalë vetëm për dronët e llojit “Bajraktar”, por edhe për sisteme serioze të sofistikuara OMTAS, bëhet fjalë për minahedhës, granatahedhës. Kjo, rrit nivelin e rrezikut dhe kërcënimit, para së gjithash ndaj popullatës serbe në Kosovë, por edhe ndaj Republikës së Serbisë në përgjithësi” – tha Nemanja Staroviq.
Nga Beogradi, sic njofton KlanM, shqetësime vijnë edhe për shkak të marrjes së komandës së KFOR-it nga ana e Turqisë.
“Shfrytëzojmë të gjitha kanalet në dispozicion që ta paralajmërojmë Turqinë se kjo për ne është e papranueshme dhe ajo që shqetëson është fakti se për disa muaj, në vjeshtë, Turqia do ta merr komandën e KFOR-it, për herë të parë që nga vendosja e misionit” – tha sekretar shtetëror i Serbisë, Nemanja Staroviq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi të dielën se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Përmes një postimi në Facebook, sic percjell KlanM, Kurti është parë në afërsi të dronëve, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari. Kurti nuk ka bërë të ditur sa dronë janë blerë dhe as buxhetin e ndarë për ta. /KlanMacedonia/