Turqi: Zgjerohet koalicioni opozitar

ALEANCES I ESHTE BASHKUAR EDHE NJE PARTI QE KERKON LARGIMIN E REFUGJATEVE NGA VENDI

Pak ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, zgjerohet koalicioni opozitar. Aleancës iu shtua edhe një parti tjetër që kërkon largimin e refugjatëve nga vendi. Kjo forcë politike, në 14 maj mori 2.5 përqind të votave.

Koalicionit prej 6 partish të opozitës në Turqi, i bashkohet edhe një forcë tjetër politike. Kreu i partisë Fitorja Umit Ozdag njoftoi se për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të bëhet pjesë e aleancës. Ai doli në krah të kreut të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe kërkoi përkrahjen e tij në garën e 28 majit. Partinë e tij me opozitën e bashkoi nisma për largimin e refugjatëve nga vendi.

Partia e Umit Ozdag në zgjedhjet e 14 majit mori 2.5 përqind të votave. Ai bashkë me një grup partish të vogla mbështesnin si kandidat Sinan Oganin. Ky i fundit në raundin e parë mori 5.2 përqind të votave duke e dërguar procesin në raundin e dytë. Kandidati i cili u rendit i treti njoftoi pak ditë më parë se për garën e 28 majit do të mbështesë si person i vetëm presidentin aktual Erdogan.

Nëse e fiton garën, Erdogan do ta drejtojë Turqinë edhe për 5 vitet në vazhdim ndërsa Kilicdaroglu ka mundësinë që të ulet për herë të parë në karrigën e presidentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share