Turqi: Arrestohet shefi i narko-kartelit Ballkanik!

POLICIA TURKE E KA ARRESTUAR GJATË NJË AKSIONI NË STAMBOLL

Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja, ka njoftuar se në Stamboll është arrestuar edhe një shtetas i Kroacisë, sipas fletarrestit të Interpolit.

Bëhet fjalë për Kristijan Paliq, që dyshohet se është një nga udhëheqësit e krahut perëndimor ballkanik të narko-kartelit ndërkombëtar.

Fletarrest në Interpol për Paliqin ksihin shpallur Brazili, Kroaci dhe disa vende evropiane.

Është konstatuar se Paliq ka qenë një nga udhëheqësit e kartelit, i ngarkuar për ta furnizuar Evropën me kokainë nga Amerika Jugore dhe se ka bashkëpunuar me kartelë që kanë vepruar në Amerikën Latine dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në larjen e parave nga krimi.

Kristijan Paliq një kohë të gjatë ka qenë i ndjekur nga autoritetet turke dhe ishte arrestuar në aksion e koduar “Kartel – 3” në lagjen Beshiktash të Stambollit.

Mediat turke shkruajnë se arrestimi I tij pritet të ketë pasoja serioze në krahun e Ballkanit Perëndimor të narko-kartelit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share