Autoritetet turke kanë arrestuar afër 200 persona nën dyshimin për implikimin në grupin ekstremist “Shteti Islamik”, gjatë një sërë operacionesh në nivel vendi – ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Ali Jerlikaja.
Përmes një mesazhi në platormën “IKS”, sic njofton KlanM, ai ka shkruar se janë arrestuar 189 persona në 37 qytete, prej të cilëve 27 në Ankara dhe 22 në Stamboll.
Muajt e fundit, sic njofton KlanM, Turqia ka përforcuar operacionet kundër anëtarëve të “Shtetit Islamik” që mori përgjegjësinë për disa sulme vdekjeprurëse në Turqi, duke llogaritur edhe sulmin në një klub nate në Stamboll më 1 janar 2017 ku u vranë 39 njerëz./KlanMacedonia
3️⃣7️⃣ İlde DEAŞ Terör Örgütüne yönelik eş zamanlı olarak düzenlenen “KAHRAMANLAR-38” Operasyonlarında 1️⃣8️⃣9️⃣ şahıs yakalandı❗
Aziz Milletimizin Bilmesini isterim ki;
Ülkemizin huzuru, birlik ve beraberliği için teröristlerin hiçbirine göz açtırmayacağız. Milletimizin duası,… pic.twitter.com/4hsQsI7zfc— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) December 30, 2023