Autoritetet në Turqi vijojnë hetimet, Erdogan: Do të mbështesim familjet e viktimave
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi. Tani vijon puna për shuarjen e flakëve në minierë. Bilanci i fundit i raportuar është 41 minatorë të vdekur. Në qytetin Bartin të Turqisë, prej dy ditësh u japin lamtumirën personave të cilët humbën jetën.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të saktësuar shkakun e shpërthimit që solli tragjedinë. Paraprakisht thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të gazit metan të çliruar në minierën ku ndodheshin 110 minatorë. 58 prej tyre u arritën që të shpëtoheshin ndërsa disa ndodhen në spital nën kujdes mjekësor në spitalin e qytetit si dhe në Stamboll.
Presidenti turk Erdogan u dha minatorëve që humbën jetën statusin dëshmor ndërsa tha se familjet e tyre do të mbështeten financiarisht.
Kjo është tragjedia më e madhe në një minerën në Turqi pas saj të Majti të vitit 2014 në Soma. Në atë kohë në një minierë qymyri humbën jetën 301 punëtorë si pasojë e shëprthimit të një transformatori. Ngjarja shkaktoi zemërim të qytetarët të cilët e pritën me protesta Erdoganin në Soma dhe kërkuan largimin e tij.
Klan News