Turqi – 39 orë pas tërmetit shpëtohet nga rrënojat një vajzë dhjetëvjeçare

Një vajzë dhjetëvjeçare sot është shpëtuar nga rrënojat, 39 orë pas tërmeteve të forta që e goditën Turqinë jugore, raportoi Anadolu.

Vajza me origjinë siriane është shpëtuar nga një ndërtesë pesëkatëshe në Hataj, një nga provincat e prekura rëndë nga tërmetet me intensitet prej 7,7 dhe 7,6 ballë.

Nëna, vëllai dhe motra e saj paraprakisht janë shpëtuar, bënë të ditur ekipet e shpëtimit nga vendi i ngjarjes.

Numri i të vdekurve në tërmetet e djeshme në Turqi u rrit në 4.544 viktima, bëri të ditur sonte një përfaqësues i Agjencisë Turke për Menaxhim  me Katastrofat

Foto: Agjencia Anadollu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share