Qyteti bregdetar i Ulqinit nga data 19 deri më 22 shtator, është nikoqire e edicionit jubilar të Turneut Mbarëkombբtar të futbollit për fëmijë U-15, ku do të marrin pjesë reprezentacionet e qyteteve si Durrësi, Tetova, Peja, Bujanoci dhe Ulqini. Tanimë të gjitha qytet zyrtarisht janë njoftuar nga Qendra Kulturore e Fëmijve të Durrësit pas takimit të drejtorit Avni Çuni kishte me koordonatoret e qyteteve pjesëmarrëse Edi Salillari të Durrësit, Muzafer Livoreka të Tetovës, Valdet Shoshi nga Peja, Nexhat Aliun e Tërnocit dhe nikoqirin e këtij edicioni jubilar Gzim Hajdinaga nga Ulqini.
Kujtojmë se të gjitha ekipet luajnë mes veti dhe fitues shpallet ekipi me më tepër pikë. Gjithashtu pritet që të gjithë përfaqësuesit e qyteteve pjesëmarrëse do të ndajnë dhurata adekuat në shenjë të vitit jubilar i njëzeti me radhë. Ndryshe ky manifestin tradicional për të katërtën here organizohet në qytetin e Ulqinit me moton “Ulqini 2024”.