Turizmi shqiptar tërheq vëmendjen e fqinjëve

Ekathimerini”: 200 mijë grekë vizituan Shqipërinë në 6 muaj

Një ndër gazetat më të mëdha në Greqi, “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull rritjes së numrit të turistëve grekë që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. Ajo shkruan se kanë qënë rreth 200 mijë shtetas të vendit fqinj që kanë vizituar vendin tonë vetëm përgjat 6 muajve të parë të vitit 2022 .

Duke cituar raportin e fundit të Institutit të Statistikave në Shqipëri gazeta greke shkruan se 2.5 milionë shtetas nga e gjithë bota kanë vizituar Shqipërinë deri në fund të muajit Qershor të këtij viti. Vetëm në një vit, numri i turistëve grekë që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë është rritur me 410% sipas gazetës.

Pas këtij artikulli ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke shkruar se kjo arritje është një shembull sesi mund t’ia dilet që të konkurohet edhe me gjigandët botëror të turizmit. Kjo nuk është hera e parë që mediat ndërkombëtare shkruajnë për rritjen e turizmit të huaj në vendin tonë. Të shumtë kanë qënë artikujt për rivierën e bukur shqiptare, turizmin malor dhe atë historik.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share