Turistët në Barcelonë/ Barcelona do të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët

TURISTËT NË BARCELONË

Kryetari i bashkisë në Barcëlonë ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028.Veprimi drastik vjen për ti gjetur një zgjidhje krizës së strehimit dhe ta bëjë qytetin të banueshëm për vendasit.

Spanjollët ka kohë që protestojnë kundër turizmit masiv dhe ato deri më tani kanë patur sukses.

Kjo reflektohet në deklaratën më të fundit të kryetarit të bashkisë së Barcelonës, një qytet i cili është një destinacionet më të pëlqyera në Spanjeë.

Të premten, Jaume Collboni, kryetari i bashkisë së qytetit, tha se do të ndalonte marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028.

Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se do të ndihmonte qytetarët të përballen me problemin më të madh të qyetetit atë të strehimit. Shumë vendas nuk mund të marrin dot me qira apartamente për të jetuar për shkak të qirave të larta.

Kryetari I bashkisë shpjegoi se gjatë 10 viteve të fundit, qiratë janë rritur 68% në qytet dhe kostoja e blerjes së një shtëpie me 38%.Nga ky vendim ata që do të përfitojnë më shumë janë pronarët e hoteleve.

Barcelona është qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj dhe mungesa e aksesit në strehim është bërë një problem I madh.

Qeveria e Spanjës përfiton nga sektori i turizmit, por banorët në qytetin katalonas janë duke përballur me cmime të larta , si pasojë e mbipopullimit të turistëve e cila është kthyer në një cështje shumë e rëndësishme në Spanjë./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share