Turistët holandezë harrojnë 15 mijë Euro në furrën e bukës në Itali

Një çift turistësh holandezë harruan 15 mijë Euro në një furrë buke në Itali në zonën e Leone Di Taggia.

Ata blenë bukë dhe ëmbëlsira e më pas u larguan. Por aty harruan çantën e shpinës, brenda së cilës gjendeshin celulari, portofoli dhe një zarf me 15 mijë Euro.

Pronarët e furrës së bukës, përmes celularit që gjetën brenda çantës, kuptuan se telefoni i përkiste zonjës, ndërsa aty identifikuan edhe numrin e bashkëshortit të saj të cilin e telefonuan.

Çifti holandez u paraqit dhe mori mbrapsht çantën e harruar. Ata falenderuan publikisht pronarët e furrës së bukës.

Sipas mediave italiane, 15 mijë Euro, turistëve holandezë u duhej pasi do të paguanin për rinovimin e shtëpisë që kishin blerë së fundmi në atë zonë.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share