Turistët e huaj zgjedhin bregdetin e Durrësit

Këtë fundjavë, plazhi i Durrësit është i mbushur me turistë të huaj dhe pushues vendas. Temperaturat e përshtatshme për të marrë rreze dhe për t’u larë në det kanë bërë që vija bregdetare të jetë e frekuentuar në të gjithë gjatësinë e saj.

Turistët e huaj vlerësojnë klimën, bukurinë natyrore dhe mikpritjen, duke zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi këtu.

“Po shijojmë motin dhe detin. Ushqimi është i mirë dhe njerëzit këtu janë miqësor. Durrësin na e rekomandoj një fqinj dhe ne do tua rekomandojmë miqve tanë.”

Vendasit, frekuentues të rregullt të plazhit të Durrësit, apelojnë për më shumë hapësira publike, duke kërkuar që privatët të ndalojnë zaptimin e sipërfaqes së rërës.

“Unë jam le e rrit këtu në plazh me një fjalë edhe kur vjen puna janë zënë të gjitha vendet për të bërë plazh.”

“Këto shezllonet afrohen afër detit, duhet të lënë pak hapësirë që të ecin njerëzit.”

Rezervimet për hotelet dhe apartamentet në zonë janë në rritje, pasi turistët e huaj dhe vendas dëshirojnë të kalojnë kohë pranë detit, duke shijuar natyrën dhe mikpritjen vendase.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share