Turi në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e KE-së nesër në Prishtinë: Takohet me Osmanin dhe Kurtin

15.03.2023, Frankreich, Straßburg: Ursula von der Leyen, Präsidentin der Europäischen Kommission, hält ihre Rede während einer Debatte zur Vorbereitung der nächsten Tagung des Europäischen Rates. Die EU-Kommission will Bürokratievorschriften vereinfachen, um europäische Unternehmen wettbewerbsfähiger zu machen. «Wir werden bis zum Herbst konkrete Vorschläge vorlegen, um Berichtspflichten zu vereinfachen und um 25 Prozent zu reduzieren», sagte Kommissionspräsidentin Ursula von der Leyen in Straßburg. Foto: Jean-Francois Badias/AP +++ dpa-Bildfunk +++

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Ndërkohë, sot Presidentja e KE-së do të takohet me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut. Të martën ajo do të vizitojë Podgoricën dhe Beogradin. Takimet e saj në rajon, Von der Leyen do t’i mbyllë të mërkurën në Sarajevë.

Vizita e saj në këto vende të Ballkanit vjen pas vizitë të saj në Shqipëri më 15-16 Tetor ku mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share