Sekretari amerikan i Shtetit takohet me liderët e Turqisë e Greqisë para vizitës në Izrael dhe në vendet arabe
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.
Vizita e katërt e zotit Blinken në tre muaj vjen mes zhvillimeve shqetësuese jashtë Gazës, përfshirë Libanin, Izraelin verior, Detin e Kuq dhe Irakun. Blinken u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Hakan Fidan ku vuri theksin te agresioni në rritje i Izraelit, që është kthyer në një kërcënim për të gjithë rajonin. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave humanitare.
Erdogan, një kritik i ashpër i sulmeve të Izraelit në Gaza, anashkaloi një takim me Blinken kur diplomati amerikan vizitoi Ankaranë në nëntor mbi mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për sulmin e Izraelit në Gaza. Marrëdhëniet e tensionuara të SHBA-së me Turqinë i paraprijnë luftës aktuale, ndërsa Ankaraja kërkon miratimin nga Kongresi amerikan për një marrëveshje prej 20 miliardë Dollarësh për 40 avionë luftarakë F-16.
Ndërkaq Blinken u takua edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Blinken udhëtoi në ishullin grek të Kretës Chania. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se “Marrëdhëniet dypalëshe Greqi-SHBA janë në rrugë të të mirë.
“Jam shumë i lumtur t’ju mirëpres në një kohë kur sinqerisht ndjej se marrëdhënia jonë dypalëshe është ndoshta në më të mirën që ka qenë ndonjëherë. Këto janë kohë të vështira dhe sfiduese për rajonin. Dhe është tepër e rëndësishme për ne që të qëndrojmë krah për krah, jo vetëm për të punuar për të forcuar më tej marrëdhëniet, por edhe për të vepruar si aleatë për të siguruar që paqja dhe stabiliteti të kthehen në rajonin tonë të trazuar.”
Burimet qeveritare treguan një angazhim për hapa të mëtejshëm pozitivë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis dy kombeve, duke e cilësuar Athinën zyrtare si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Në lidhje me avionët luftarakë F35, u theksua se Greqia, si aleate e palëkundur, do të merrte atë që ishte rënë dakord. Gjatë takimit të ngrohtë njëzet e njëzet minutash, Mitsotakis dhe Blinken shkëmbyen mendime mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, me fokus zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Në këtë kuadër, Blinken falenderoi Greqinë si për qëndrimin e saj në Gaza dhe ofertën e saj për lehtësimin e dhënies së ndihmave humanitare. Greqia ka mbështur nismën e Qipros për një korridor për të ndihmuar në dërgimin e më shumë ndihmave në enklavë. Ajo beson se mund të luajë një rol aktiv në atë front për shkak të lidhjeve të saj historike me botën arabe.
Në ditët në vazhdim, sekretari amerikan i shtetit do të vizitojë vende arabe, Izraelin dhe Bregun Perëndimor, ku do të përcjellë mesazhin se Uashingtoni nuk dëshiron një përshkallëzim rajonal të konfliktit të Gazës. Kjo vizitë e Blinken shihet si rreze shprese për përfundimin e konfliktit nga qytetarët palestinezë, të cilët po vuajnë për shkak të luftimeve Izrael-Hamas.
Klan News