”Turbo-folk” për pacientët e neurokirurgjisë

FAMILJARËT PRESIN TE DERA, MJEKËT “FESTOJNË” NË ZYRA

Në mesditë, mjekët e repartit të neurokirurgjisë po bëjnë festë, derisa një pacient po pret para dere për të marrë informata rreth gjendjes shëndetësore të prindit, i cili është 3 javë në komë, raporton KlanMacedonia.

Babai është i shtrirë në komë 3 javë dhe nuk guxoj ta shoh. Sot po dëgjohet jehona e turbo-folk muzikës që është e lëshuar deri në fund. Janë ulur në dhomë në mes të pacientëve dhe bërtitur sikur të jenë në kafene.

I pyeta: Çfarë po ndodhë me këtë muzikë? Infermierja më bëri të ndjehem si *mut*, ma mbylli derën dhe më tha: Tani do të presësh deri në ora 13:00.

Kërkojnë që të dërgohet ushqim për pacientët. Çdo ditë shkoj për të dërguar ushqim të lëngshëm, nuk e marrin. Ma mbyllën derën dhe vazhduan festën.

Sapo videoja e publikuar nëpër rrjetet sociale u bë virale, ekipi i Klan M, shkoi tek hyrja e njëjtë për të kërkuar sqarim për sjelljen e stafit mjekësor.

-A është ky ndërrimi i dytë që ka qenë sot në ora 11:00?
Jo, ne jemi ndërrimi i natës. Pse?
-Sepse më thanë që i njëjti ndërrim do të jetë 12 orë.

Mundeni që të vini nesër në mëngjes edhe drejtori do t`u jep deklaratë. Nëse doni do ua hapi derën ta shihni se me çfarë pacientë ne punojmë. Mes këtyre pacientëve ka edhe pacient që janë të vetëdijshëm të cilëve besoni që u duhet edhe muzikë edhe relaksim.

Kontaktuam drejtorin, po ai nuk u përgjigj në pyetjet tona. Për ngjarjen e informuam edhe Ministrinë e Shëndetësisë, por as nga atje nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur në fakt gjatë ditës së djeshme.
Nuk morëm shpjegim as nga mjekët, nëse është adekuate terapia muzikore për pacientë me sëmundje të tilla. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share