Iniciativa për referendum ka anomali juridike që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike për të arritur një qëllim të imagjinuar, tha ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski.
Sipas tij, para dorëzimit të iniciativës është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, Ligjit për Referendumin dhe Rregulloren e Kuvendit.,, Në nenin 118 të Kushtetutës, është përcaktuar shprehimisht çështja në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Ato, siç thuhet në këtë nen, përfaqësojnë pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik të shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Me rëndësi të veçantë është rregullimi në Ligjin për Referendumin, ku në nenin 24 thuhet se mund të thirret referendum para nënshkrimit, përkatësisht ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare. Në nenin 28, i cili i referohet shumicës së Badenterit, ka edhe një dispozitë përkatëse”, tha Tupançeski, duke theksuar se me rastin e shqyrtimit të iniciativës duhet të merren parasysh edhe dispozitat e Regullores së Kuvendit, kompetent në shtet dhe në të drejtën ndërkombëtare për lidhjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë Presidenti i Shtetit dhe Qeveria.
Mbi të gjitha, obligimet e marra nga Marrëveshja Ndërkombëtare duhet të respektohen dhe mënyra se si mund të ndërpritet sigurisht që nuk është përgjegjësi e Kuvendit, tha ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski./KlanMacedonia/