KUNDËR “TURIZMIT TË BURGJEVE” ME NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR EKZEKUTIMIN E SANKSIONEVE
Nuk ka lidhshmëri midis ndryshimeve të Kodit Penal për veprën gjuha e urrejtjes dhe Protokollit dypalësh me Bullgarinë, siguron Ministri I Drejtësisë, Nikola Tupançeski në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, secili që vlerëson se dikund ka elemente të gjuhës së urrejtjes mund të dorëzojë kallëzim penal, por vetëm institucionet e vendit duhet të vendosin për këtë cështje, raporton Klan M.
“Definicioni ynë për gjuhën e urrejtjes që paraqet vepër predicative për disa forma më të rënda të veprave penale është e pozicionuar në bazë të standardeve mirë të konstatuara evropiane, kësisoji pa marrë parasysh situatat konkrete, marrëveshja dypalëshe është abstract në këtë sferë, por ne kemi rregullativë kombëtare dhe nëse I përmbahemi kësaj do të mbërrijnë tek caku I dëshiruar se gjuha e urrejtjes nuk duhet gjithmonë të ndërlidhet me Bullgarinë por t`i japim domethënie ekstensive” – tha Nikolla Tupançeski, ministër i drejtësisë
Pas Orce Kamçevit edhe ish-Shefi I DSK-së, Sasho Mijalkov përmes marrëveshjes me Prokurorinë ka marrë ulje të dënimit me burg, kurse më pas I është ndryshuar adresa e banimit që ta vuajë dënimin në Burgun e Strugës. Shtrohet pyetja nëse ky është privilegj vetëm për të pasurit. Sipas Ministrit Tupançeski I bie që Struga është qyteti I “Turizmit të burgjeve”, duke theksuar se edhe për këtë ekziston mundësia juridike.
“Atë që mund ta bëjmë në të ardhmen, ja ndryshohet edhe ligji për ekzekutimin e sanksioneve, ku si ide mund të vëmë që ekzekutimi I dënimit të lidhet me 2 vitet e fundit të venbanimit para kryerjes së veprës penale. Në këtë mënyrë do të shmangej kjo situatë absurd që I ngjan keqpërdorimit dhe del nga korniza juridike” – deklaroi Tupançeski.
Ministri I Drejtësisë ka komentuar edhe të dhënat që thonë se besimi në gjyqësor është vetëm 8%. Sipas tij, po punohet për kushte plotësuese për përmirësimin e situatës së rëndë në gjyqësor përmes rritjes së pagave të gjykatësve dhe prokurorëve dhe nëse Ministria e Drejtësisë motivon në këtë mënyrë, Ministri Tupançeski pret që edhe nga ana e gjyqësorit dhe Prokurorisë besimi njëshifror të bëhet dyshifror. /KlanMacedonia/