Truprojat e Kurtit shtyjnë me forcë gazetaren e Tv Klan, kryetari i AKG, Rexha: E papranueshme, një rast i paprecedent!

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme ku gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, teksa po kryente detyrën e saj duke i marrë një pyetje ose mesazh kryeministrit Kurtit me rastin e festave të fundvitit, është shtyrë me forcë nga truprojat e kryeministrit të Kosovës.

Lidhur me ngjarjen në hapsirën informative “100% News” me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj kryetari i Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës (AKG), Xhemajl Rexha e ka quajtur të papranueshme dhe të dënueshëm këtë rast. Rexha shprehet se sipas informacioneve ky nuk është rasti i parë ku i njëjti person përfshihet në ngjarje të tillë.

Xhemajl Rexha: E kemi dënuar fuqishëm. Është një rast i paprecedent i përdorimit të forcës nga ana e njerëzve të kryeministrit Kurti dhe bëhet para syve të tij. Është absolutisht e papranueshme, e dënueshme dhe e kemi dërguar rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe kërkojmë nga ata të identifikojmë personin në fjalë dhe që i njejti kemi informacione se ka qenë i përfshirë edhe në të tjera raste të pengimit të punës së gazetarëve. Kjo sjellje është absolutisht e dënueshme është e tmershme mënyra se si fizikisht e ka kapur për dore kolegen.

Ndërkohë teksa u pyet nëse këto raste ndëshkohen nga politika në Kosovë, Rexha u shpreh se kjo gjë ndodh shumë rrallë.

Xhemajl Rexha: Rrallë ndodh fatkeqësisht. Drejtësia në Kosovë është shumë e vonuar në rastin e gazetarëve edhe kur ka raste më të rënda. Në po shpresojmë sepse Inspektorati i Policisë së Kosovës bën një punë shumë të mirë, merr masa edhe për shkak të presionit publik që ne i bëjmë dhe ne shpresojmë që ky të jetë rasti. Ne nuk do të donim që personin e njejtë ta shikojmë duke shoqëruar kryeministrin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share