Truproja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Ivica B., në orët e hershme të mëngjesit është përleshur me një koleg polic i cili në atë moment ka qenë në detyrë, përcjell tvklan.mk.
Ivica B. është privuar menjëherë nga liria, ndërsa informacioni ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, në orën 00:40 të mëngjesit, në një objekt hoteliere në zonën e Komunës Qendër dhe menjëherë kanë intervenuar pjesëtarët e Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup.
Nga VMRo-DPMNE sot njoftuan se personi në fjalë nuk ka qenë shef i sigurimit të kreut të partisë, ndërsa siç njoftohet, do të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe nuk do të jetëmë pjesë e stafit të sigurimit të Mickoskit./tvklan.mk