TRUMP RRËFEN PËR HER TE PARË MOMENTIN E ATENTATIT
Në një intervistë për Fox Neës, presidenti amerikan ka rrëfyer për herë të parë atentatin në Pensilvani. Trump u shpreh se refuzoi të transportohej me barrelë dhe u shpreh shumë i befasuar sesi agresori ishte në gjendje të afrohej aq shume për të kryer sulmin që mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Ish-presidenti Trump në një intervistë për Fox News së bashku me kandidatin për zv/president James David Vance, rrëfeu momentin kur agresori nisi të sulmonte duke thënë se “kishte shumë gjak”.
“Ata kishin një barelë dhe donin të më vinin aty dhe unë thashë: Nuk po shkoj me barelë, sepse thjesht e ndjeva se vetëm nga veshi po dilte gjaku. Ata menduan se unë isha goditur në të vërtetë rëndë, por unë i thashë që jam mirë, jam mire do të ngrihem”, tha Trump.
Trump tha për “Jesse Watters Primetime” se Drejtoresha e Shërbimit Sekret Kimberly Cheatle erdhi për ta parë në ditët pas atentatit.Mes të tjerash ish presidenti amerikan u shpreh se problemi ishte se oficerët e policisë ishin shumë afër ndërtesës dhe ata nuk mund ta shihnin atë.
Mes të tjerash Ish-presidenti Trump e cilësoi bisedën me Joe Biden pas atentatit tepër të këndshme dhe se ai i kishte thënë që ishte tepër me fat që u kthye djathtas pasi mund të kishte përfunduar në një tragjedi.
Trump deklaroi se ishte i befasuar se agresori 20 vjeçar Crooks ishte në gjendje të afrohej aq shumë edhe pse kishte prani të madhe të policisë.
“Njerëzit në skenë ishin të pabesueshëm dhe të guximshëm. Ata ishin të gjithë Shërbimi Sekret që erdhën me vrap dhe po vraponin pas plumbave. Plumbat vijonin por ata më rrethuan mua. Jam i befasuar sa afër ishte agresori. Kush do ta kishte menduar se kjo do të ndodhte? Por ndodhi. Dhe unë pata shumë fat, mendoj se ishte Zoti me mua në fakt”, tha Trump.
Kandidati republikan vuri në dyshim pse nuk iu tha të qëndronte jashtë skenës për 5-20 minuta para se të dilte dhe të fillonte të fliste nëse kishte shqetësime për një kërcënim të mundshëm. Sulmuesi, Thomas Mattheë Crooks, qëlloi disa herë në drejtim të ish-presidentit nga çatia e një ndërtese afërsisht 130 metra larg, ku më pas humbi jetën edhe një zjarrëfikës pasi mbrojti vajzat e tij nga plumbat.
Policia dhe agjencitë që po hetojnë nuk kanë mundur të identifikojnë një motiv deri më tani. FBI ka deklaruar se ekspertët mjeko-ligjorë kanë aksesuar me sukses telefonin e Crooks dhe po e shqyrtojnë atë dhe prova të tjera dixhitale për të dhëna./tvklan.mk/