Trump: Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë do të jetë më i fortë

Ish-presidenti amerikan deklaroi se nëse rizgjidhet do t’i japë fund luftës në Ukrainë për 24 orë ndërsa kritikoi BE

Fushata presidenciale e vitit 2024 sapo ka filluar, por ish-presidenti Donald Trump e bëri të qartë se oferta e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë do të jetë më fortë këtë herë.

“Kam bërë një punë të jashtëzakonshme, prandaj duhet të rizgjedhem”, nisi kështu intervistën e tijmanjati i pritur me ovacione të vazhdueshme nga mbështetësit e tij.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, drejtuar nga gazetarja Kaitlan Collins dhe me një audiencë republikane, ish-presidenti ripërsëriti edhe njëhërë se zgjedhjet e 2020 u vodhën nga demokratët.

“Ishin zgjedhje të manipuluara,” tha Trump, duke shtuar se kushdo që mendonte ndryshe ishte “budalla”. I pyetur në lidhje me pretendimet e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence se veprimet e Trump vënë në rrezik jetën e familjes së tij, Trump tha se ai nuk i detyrohet Pence një falje dhe fajësoi ish-zëvendëspresidentin e tij për rolin e tij në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.

“Jo, nuk ka pse kërkoj falje ishte ai që bëri diçka të gabuar. Ai duhet t’i kishte kthyer votat përsëri.”

Trump nuk pranoi të shprehte keqardhjen për sulmin vdekjeprurës në Kapitolin e SHBA kur mbështetësit e tij kërkuan të pengonin Kongresin të ratifikonte rezultatin e zgjedhjeve dhe ai përsëriti idenë për të falur individët e përfshirë nëse votuesit e kthejnë atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Në një transmetim 70-minutësh, intervista me ish presidentin amerikan u shoqërua edhe me të qeshura nga audienca. Ai u tall me rëfimin e shkrimtares Jean Carroll në sallën e gjyqit ku ai u akuza vetëm për abuzim seksual.

“Këtë grua, nuk e njoh. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam idenë se kush është ajo.”

Gjatë intervistës ish presidenti amerikan u shpreh se po të ishte në Shtëpinë e Bardhë, lufta do të mbaronte për 24 orë. Por kur spikerja e CNN, Kaitlan Collins e pyet se kush duhet ta fitojë konfliktin, ai u përgjigj.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim bombardimet. BE duhet të investojë më shumë para në luftën në Ukrainë. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. SHBA-ja ka investuar 171 miliardë dollarë, Europa ka shumë para, dua që të investojnë më shumë. Putin bëri një gabim të jashtëzakonshëm por mbetet një djalë i zgjuar.”

76-vjeçari tregoi gjatë intervistës ai ishte i njëjti person që amerikanët e njohën në vitin 2016, gjatë katër viteve të tij në detyrë, dhe pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share