Presidenti I zgjedhur Donald Trump pritet të dënohet më 10 janar, më pak se dy javë para se të betohet si president , pasi u shpall fajtor në maj të vitit të kaluar për 34 akuza për mashtrim financiar.
Ai akuzohet se ka fshehur një pagesë të paligjshme në vlerën e 130 mijë dollarëve ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, e cila e kishte kërcënuar në vitin 2016 gjatë fushatës zgjedhore se do të zbulonte se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.
Vendimi pritet të jepet në 10 janar, por gjykatësi i Nju Jorkut, Juan Merchan tha se Presidenti tramp nuk do të dënohet me burg, apo gjobë , por mund të paraqitet personalisht apo virtualisht në seancën dëgjimore.
Trump është përpjekur të përdorë imunitetin dhe fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale për ta mbyllur çështjen kundër tij. Presidenti i zgjedhur ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, duke argumentuar se rasti ishte një përpjekje për të dëmtuar fushatën presidenciale të vitit 2024.
Trump fillimisht ishte planifikuar të dënohej në këtë rast në korrik, por procedura u vonua disa herë me kërkesë të avokatëve të Trump, fillimisht për shkak të një vendimi të Gjykatës së Lartë që krijoi një standard të ri për imunitetin presidencial dhe më vonë për shkak të fitores së Trumpit në zgjedhje.